Futboll

Montella ka gati skemën, ja si ndryshon Milani pas dështimit me Lazio

Pas humbjes së turpshme 1-4 në fushën e Lazios, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella po sheh mundësinë e ndryshimit të skemës së lojës, gjë që do të aplikohet që prej ditës së enjte, kur kuqezinjtë do të luajnë në Europa League, ndaj Austrisë së Vienës. Ky ndryshim pritet të jetë reagimi i parë pas asaj humbje shokuese, me Milanin  e ri që pritet të kalojë në mbrojtjen me 3 lojtarë. Gjithçka bëhet për t’i ardhur në ndihmë kapitenit Leonardo Bonucci, i mësuar me mbrojtjen me 3 lojtarë te Juventusi.

Kuqezinjte pas humbjes me Lazion

Kjo skemë e re do t’i japë mundësi si Conti ashtu dhe Rodriguez të luajnë më të avancuar dhe të sulmojnë më shumë nga krahët, duke e bërë Milanin më sulmues. Skema e re pritet të jetë 3-5-2 ose 3-4-2-1, me dyshen kalinic e Silva që do të jenë gjithnjë në mesin e fushës, si dy lojtarë të rëndësishëm në manovrat sulmuese. Kjo skemë e re do të thotë që trajneri Montella mund të zgjedhjë gjitynjë dy mes Bonaventura, Suso dhe Calhanoglu, duke e bërë edhe më spektakolare lojën e kuqezinjve.

Më shumë nga Futboll