• Montella optimist: Nëse luajmë kështu e kapim Europën

    Publikuar: 19 Mar 9:38

    Fitorja e djeshme 1-0 ndaj Genoa ka rikthyer entuziasmin te skuadra e Milanit, që merr 3 pikë të arta për të kapur Europën. “Jemi në garë për një vend në Europa League, duke bërë një kampionat të madh. Tashmë do të kemi dy javë pushim, të nevojshme për të karikuar bateritë dhe nisur sulmin final”, u shpreh trajneri Vincenzo Montella. Ai pranon se ndeshja nuk ishte spektakolare, kjo për meritë të kundërshtarit, që mbyllte hapësirat. “Bëmë një ndeshje të mirë, pasi e kuptuam se ku duhet të godisnim rivalin tonë. Megjithatë, mund të bëjmë më mirë. Sot i gëzohemi këtyre 3 pikëve, që na mbajnë në grupin e skuadrave që luajnë për Europën, tha Montella.

    Nga ndeshja e djeshme Milan-Genoa 1-0

    Milani ndodhet në vendin e gjashtë, dy pikë larg Interit, por 9 javë nga fundi gjithçka është e mundur. “Ne duhet të mendojmë vetëm për kampionatin tonë, jo për atë që bëjnë të tjerët. Mund të përmirësohemi dhe kjo do të na ndihmojë. Nuk ka ndeshje të lehta nëse dikush mendon që kemi një kalendar më të lehtë se rivalët tanë. Ne jemi të përqendruar në fushë dhe nuk duhet të ndikohemi nga ajo që ndodh përqark nesh”, tha Montella, duke evituar thashethemet në lidhje me shitjen e Milanit dhe nëse kyr fakt mund të çorientojë lojtarët. “Tani skuadra do të mendojë të rikuperojë, pasi fundi i kampionatit gjithnjë është i vështirë dhe duhet maksimumi për të arritur objektivin”, u shpreh trajneri Vincenzo Montella.


    Lexo postimet e tjera