Kampionatet në Europë

Montella: Pjesëmarrja e Milanit në Europë varet vetëm nga ne!

Të ringrihet. Kjo është detyra e Milanit pas humbjes thumbuese, të pësuar kundër Juventusit në minutat e fundit.

 

Të ringrihet. Kjo është detyra e Milanit pas humbjes thumbuese, të pësuar kundër Juventusit në minutat e fundit. Kuqezinjtë do të presin të shtunën Genoa. Trajneri Vincenzo Montella foli në një konferencë për shtyp, në prag të kësaj përballjeje: “Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, përkundrazi. Do të kemi shumë mungesa, por ky fakt nuk përbën alibi për ne. Do të luajmë me inteligjencë absolute, të tregohemi dinakë, për ta thyer bllokadën e përforcuar, që do të ngrejë me siguri kundërshtari. Qëllimi ynë është për të arritur një vend në “Europa League”. Shumë ekipe janë në garë, aq më mirë, sepse kështu gjithçka varet nga vetja jonë. Duhet të mendojmë vetëm për punën tone, të jemi sa më të përkryer. Duhet të mendojmë për të fituar çdo ndeshje.

Humbja e fundit ndaj Juventusit? Për fat të keq kemi vuajtur në pjesën më të madhe të ndeshjes, nuk ishim në gjendje për të përsëritur paraqitjen e fortë të Doha-s. Përkundër të gjitha polemikave mbi atë që ndodhi në minutat e fundit, kemi dëshmuar edhe një herë që kemi potencial, luajmë me shpirt. Nuk duhet ta konsiderojmë veten viktima. Derbi kundër Interit do të luhet në orën 12:30? Nuk ka problem, futbolli ka ndryshuar edhe në këtë aspekt. Juventus do të luajë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve? Nuk është një gjë e ndaluar, Allegri i ka rrahur tashmë Blaugranët si trajner i Milanit. Bonucci donte hakmarrje, besoj se është i kënaqur nga shorti…”

Më shumë nga Kampionatet në Europë