• Montella: Të rikthehemi në Europë, aty e ka shtëpinë Milani!

    Publikuar: 30 Dec 11:54

    Pas fitores në Superkupën e Italisë, Vincenzo Montella, fikson objektivin e sezonit. “Nuk duhet ta pyesim veten për kufijtë në mes të sezonit, por një gjë është evidente: duhet të rikthehemi në Europë, sepse ajo është shtëpia e Milanit. Nuk mund të flas më shumë, sepse vetëm koha do ta tregojë se çfarë lloj të Europës do të kapim, – tha trajneri i Milanit. – Ne jemi të gjithë duke e shijuar këtë moment të papritur, por e dimë se na duhet forcë për të ecur dhe shikuar përpara. Është mirë për të fituar, por duhet të jemi të përgatitur edhe në ditët dhe muajt e ardhshëm, për të pasur sukses përsëri. Për t’u kthyer te Milani në Europë, skuadra ka nevojë për qëndrueshmëri në rezultate.

    c_29_articolo_1133209_upiimgprincipaleoriz

    Kjo është gjëja më e vështirë për t’u arritur. Se çfarë duhet të bëjmë e kemi të qartë: mos të humbasim ekuilibrin dhe realitetin e gjërave. Duhet të kemi ambicie të larta dhe profil të ulët. Berlusconi është i gëzuar me punën e bërë, u dëgjova me të për Krishtlindje. Më uroi përsëri për fitoren në Doha. Personalisht jam tejet i kënaqur që kam marrë komplimentat e tij, jam edhe më i gëzuar që i dhashë një trofe me ekipin në këtë fundviti. Edhe Galliani ishte i lumtur. Lumturia e tij ishte e qartë dhe e prekshme, ishte bukur për të qenë së bashku.”


    Lexo postimet e tjera