Futboll

Montella vlerëson Kupën e Italisë: E kam shumë për zemër!

“Kupa e Italisë është shumë e rëndësishme, një nga objektivat që kemi në këtë sezon. Mendojmë vetëm për këtë ndeshje.” Trajneri i Milan, Vincenzo Montella, ka qenë shumë i qartë në prag të ndeshjes kundër Torinos. Trajneri kuqezi parashikon ndryshime: “Do të rrisim numrin e futbollistëve që do të përdorim. Do të bëjmë pak “turn over”, por nuk do të përmbysë totalisht formacionin. Do të kisha preferuar një kundërshtar më të lehtë se Torino, sepse është një ekip me potencial të mirë në sulm dhe që është përgatitur mirë në këtë sezon. Mesfusha e tyre zotëron teknikë të lartë dhe na duhet 100% e vetes për të fituar.”

Vincenzo Montella has guided an entertaining young team into the Champions League zone

Kundër Torinos, trajneri Montella ka disa dilema për formacionin, mbi të gjitha në mbrojtje, atje ku ka shumë mundësi të mungojnë Antonelli, Abate dhe Romagnoli. “Dje, Antonelli nuk është stërvitur si pasojë e një lodhje fizike. Sot do ta kuptojmë më mirë situatën e tij, – tha Montella. – Romagnoli është me temperaturë dhe do ta lëmë në shtëpi, ndërsa Abate nuk është ende në 100% pas goditjes që mori kundër Cagliari.” Megjithatë “timonieri” i Milan rigjen Kucka: “Eshtë me siguri i riaftësuar dhe mund të luajë që nga minuta e parë. Unë e pëlqej shumë Kupën e Italisë. Si futbollist nuk e kam fituar asnjëherë, ndërsa si trajneri i Fiorentina shkova deri në finale. E kam shumë për zemër këtë veprimtari.”

The 42-year-old replaces Cristian Brocchi  after Milan decided to make another change in the dugout

Më pas, trajneri i Milan i fton futbollistët e tij të mos ndalen, edhe pse pjesa e parë e sezonit ka qenë aq e mirë sa askush nuk e priste, me përjashtim të Montella. “Që nga disa e parë kam parë një ekip me dëshirë të madhe për të fituar dhe menjëherë isha optimist. E shija ekipin si stërvitej dhe nuk jam i habitur nga rendimenti i djemve dhe jam i bindur se mu të japin më shumë. Bilancet zakonisht bëhen në fund të vitit. Ka shumë futbollist që janë rritur në këtë sezon. Nëse më duhet të bëj një emër, atëherë zgjedh kapitenin aktual Abate, i cili po bën një punë shumë të mirë.” – tha trajneri.

 

Më shumë nga Futboll