Kampionatet në Europë

Montella zbulon arsyet e performancës së dobët të Milanit

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, fajësoi orarin për ecurinë e ngadaltë të të tijve në fitoren 2-0 të së mërkurës, në ndeshjen e radhës të Seria A, ndaj SPAL. Trajneri kuqezi, megjithatë, ishte i shpejtë për të vënë në dukje se Milan ka luajtur katër ndeshje në 10 ditë dhe pranon se shfaqjet si kjo mund të ndodhin, kur lojtarët janë të lodhur. “Një skuadër e pjekur kupton se jemi në ndeshjen e katërt në pak ditë dhe jemi trajtuar ndryshe nga lojtarët, – tha ai për “Milan TV”. – Kjo është një fitore e çmuar dhe e merituar, por ne duhet të luajmë me më shumë vazhdimësi për 90 minuta. Nuk ishte e lehtë ndaj SPAL, por ekipi ishte gjithmonë në lojë dhe e dinte se çfarë të bënte, madje edhe në mbrojtje”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë