Connect with us

Futboll

Montolivo: Ndaj Atalanta debutova për herë të tretë!!!

Kundër Atalanta skuadra e Milan rigjeti kapitenin: “Ka qenë debutimi i tretë në karrierën time, – tha Riccardo Montolivo. – Kam pasur shumë vlerësime nga njerëzit dhe përgëzime për këtë rikthim dhe tani po punoj për të qenë në Rusi 2018. Mund të shkoj në Kupën e Botës nëse bëj një sezon të mirë me Milan. Sivjet kemi pasur një sezon me ulje-ngritje por kemi fituar edhe një trofe që na mungonte prej kohësh. Tani duhet të kthehemi në Europë, sepse është atje vendi i një klubi si Milan.”

Rezultate imazhesh për riccardo montolivo 2017

Pas shtatë muajsh mungesë, ndeshja e parë si titullar është gjithmonë e veçantë dhe kjo është arsye përse Montolivo e quan debutimin e tretë ndeshjen kundër Atalanta. “Mund ta them se është debutimi i tretë. Të parin e bëra kur kalova nga të rinjtë te skuadra e parë e Atalanta, të dytin pasi qëndrova tetë muaj pushim sepse theva këmbën, ndërsa të tretin e bëra tani. Them se është si një debutim sepse emocionet në minutën e parë të ndeshjes ishin shumë të ngjashme. Të shkelësh barin dhe të luash futboll pas një periudhe të gjatë dëmtimi është kënaqësia më e madhe…”

 

Më shumë nga Futboll