Connect with us

Bundesliga

Mor ka një ëndërr, por duhet një xhind për ta realizuar

Emre Mor nuk mundi ta ndihmonte Dortmundin në fitoren e madhe 3-2 në Mynih kundër Bayern-it në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë. 19-vjeçari nuk ishte as në skuadër. Gjithsesi, lojtari i kombëtares turke duket se që tani po mendon për të ardhmen e tij, aq sa madje guxon ta shohë veten edhe në La Liga, aty ku çdo javë dhurojnë “show” dy skuadrat më popullore në botë, Real Madrid dhe Barcelona. Duke folur për gazetën turke “Hürriyet”, Mor ka treguar se ëndërron të vishet me fanellën e bardhë.

“Ëndrra ime më e madhe është të luaj te Real Madrid. Edhe pse kjo është ende shumë shpejt për t’u menduar, e njoh veten dhe e di se mund të luaj edhe te Barcelona. Se kur, nuk e di”, – ka thënë mesfushori ofensiv. Shanset që kjo të ndodhë janë të pakta. “Ligji” thotë se një lojtar me vlerë 5 milionë euro (në “Transfermarkt”) nuk mund të transferohet në skuadra të elitës. Gjithsesi, Mor beson. Kontrata e tij me verdhezinjtë përfundon në vitin 2021 dhe pret që brenda pak vitesh të bëhet një yll i klasit botëror.

 

Më shumë nga Bundesliga