Premier League

Morata: Ajo këngë nuk duhet kënduar më!

Alvaro Morata nuk do të ketë lidhje me korin e ri kontrovers rreth tij që Chelsea ka këshilluar tifozëve t’i japin fund. Sulmuesi i përfaqësueses spanjolle është përmendur në një kor anti-semitist nga disa tifozë të Chelsea në fitoren 2-1 ndaj Leicester City. Chelsea u ka bërë thirrje tifozëve t’i japin fund koreve në ndeshjet e ardhshme, duke theksuar se Morata nuk do të ketë lidhje me këtë gjë.

“Klubi dhe lojtari e vlerësojnë mbështetjen pasiononte të tifozëve jashtë fushe, por gjuha e përdorur në atë këngë nuk është e pranueshme,” shprehet një zëdhënës i Chelsea-t.

“Kam folur me Alvaron rreth kësaj çështje. Ai nuk do të ketë lidhje me këtë këngë dhe si lojtari ashtu edhe klubi i bëjnë kërkesë tifozëve të mos ta këndojnë më.” Morata shënoi golin e tretë në Premier League që kur u transferua nga Real Madrid për 80 mln euro kur zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë. Edhe Conte i thuri elozhe lojtarit në fund të ndeshjes.

Më shumë nga Premier League