Merkato

Morata drekë në Milano, por do të kalojë në një qytet tjetër

Dy vite pasi është larguar nga Juventus, Morata mund të jetë përforcimi i sulmit të bardhezinjve. Spanjolli është gati të rikthehet në Torino dhe “operacioni” për transferimin e tij ka hyrë në fazën më delikate.

Të mërkurën në drekë, qendërsulmuesi (i shoqëruar nga menaxheri Juanma Lopez) ka takuar në Milano drejtuesin e Juventus, Fabio Paratici dhe kanë nisur zyrtarisht bisedimet që mund të mbyllen pas disa ditësh.

Të dyja palët duan që të rikthehen të bashkëpunojnë dhe tani mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët me Chelsea.

Morata u ble për 70 milionë euro gjatë merkatos së kaluar kur vendosi të largohet nga Real Madrid, por pati një sezon shumë të dobët me londinezët, pavarësisht se Conte i dha mundësinë të luante titullar deri në prill, kur e humbi drumin dhe e uli në stol

Juventus është gati të paguajë 20 milionë euro në secilin nga tre vitet e ardhshme, për një total prej 60 milionë eurosh që do të derdhen në arkat e Chelsea.

Nuk është çudi që “Zonja e Vjetër” të sakrifikojë Higuain, për të arritur te Morata, pasi argjentinasi do të jetë 31 vjeç në verën e ardhshme.

Më shumë nga Merkato