Kampionatet në Europë

Morata: Ëndrra ime e fëmijërisë, të fitoj Kupën e Botës

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, tha se ëndrra e tij e fëmijërisë ka qenë për të fituar Kupën e Botës, kështu që ai shpreson t’i përmbushë pritshmëritë në verën e vitit 2018, kur konkurrenca maksimale ndërkombëtare të mbahet në Rusi. “Ëndrra ime e fëmijërisë ishte gjithmonë për të shkuar dhe fituar Kupën e Botës, kështu që unë pres të jem shumë i zënë në qershor dhe korrik 2018,” – pohoi Morata në një intervistë të botuar në numrin e fundit të “GQ” së Spanjës. Në të njëjtën mënyrë, sulmuesi i Real Madridit shtoi se “të gjithë lojtarët e kualifikuar kanë iluzionin e të bërit diçka të madhe me Spanjën”.

Morata gjithashtu donte që të nxirrte në pah se sa e vështirë është për të shkuar në kombëtaren spanjolle dhe të konkurrosh me kujtesën e ekipit kampion, që fitoi dy Kampionate Europiane dhe Botërorin në mes të viteve 2008 dhe 2012. “Për brezin e ri është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur,” – tha ai. Me 24 vite mbi supe, lojtari i Real Madridit po përballet me një verë të veçantë, në të cilën u martua me modelen italiane, Alice Campello, 22 vjeçe, dhe po gëzon udhëtimin e muajit të mjaltit.

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë