Premier League

Morata & Kante i japin fitoren Chelsea-t ndaj Leicester

Chelsea ka fituar në fushën e vështirë të Leicester City me rezultatin 2-1 pas golave të Morata dhe Kante, ndërsa për vendasit ishte Vardy që ngushtoi diferencën nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë fitore djemtë e Antonio Conte ngjiten në vendin e tretë të renditjes së Premier League, ndërsa Leicester është në vend të 17-të me tre humbje në katër ndeshjet e para. Ndërkohë Tottenham dhe Arsenal rikthehen te fitorja. 

Ndeshja i ngjan asaj të një loje shahu teksa të dyja skuadrat mundohen të studiojnë njëra-tjetrën duke u fokusuar kryesisht në mbrojtje dhe duke mos lejuar hapësira për sulmet kundërshtare. Si pasojë, rastet e pastra për gol mungojnë dhe i pari regjistrohet në minutën e 40’ të ndeshjes me Slimanin, goditja e kokë e të cilit pritet mjeshtërisht nga Courtois.

Një minutë më pas është Alvaro Morata ai që kalon në avantazh miqtë e Londrës. Pas një krosi perfekt të Azpilicueta, qendërsulmuesi spanjoll kërcen mbi të tjerët duke dërguar topin në rrjetë. Një gol që goditi Leicester edhe nga ana psikologjike, pak pranë pushimit të ndeshjes.

Me pak fat, Chelsea arrin të dyfishojë rezultatin. Kante godet nga distanca një top që nuk ishte i pakapshëm por Schmeichel reagon shumë vone, kjo edhe për shkak se nuk kishte pamje të qartë. Leicester nuk dorëzohet dhe penalltia e Vardy në minutën e 62’ ngushton diferencën dhe rihap ndeshjen. Ndeshja është e luftuar dhe e hapur.

Blerja e re Zappacosta ka një mundësi të mirë por goditja e tij nga një kënd i pjerrët shkon shumë pranë portës. Chelsea mbrohet mirë dhe kontrollon ndeshjen në minutat e fundit, duke mos lejuar vendasit të rrezikojnë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Premier League