Connect with us

Futboll

Morata: “Po më vrasin, pas vetëm 15 minuta lojë dhe 1 penallti të humbur!”

Chelsea dhe Antonio Conte besojnë shumë te Alvaro Morata. Sulmuesi i mbërritur nga Real Madrid për plot 80 milionë euro, është maja e diamantit të repartit ofensiv të “Bluve”. Por debutimi i futbollistit spanjoll në një ndeshje zyrtare me fanellën londineze në ndeshjen e vlefshme për Community Shield kundër Arsenal, nuk ishte nga më të mirët. Vetëm 15 minuta të luajtura për Morata dhe një penallti të gabuar, që më pas i mundësoi “Topçinjve” të marrin në shtëpi trofeun.

 

Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Juventus, në një intervistë për spanjollen ‘Marca’ deklaroi: “Ka qenë një verë e gjatë gjatë të cilës më është dashur të marr vendime të rëndësishme. Gati nuk kam mundur të stërvitem. Që në ditën kur u transferova nga Real te Chelsea mu desh të bëja xhiron nëpër botë, duke udhëtuar nga Los Angeles drejt Singapor dhe më pas në Londër. Tashmë më takon të përshtatem me një skuadër të re dhe me një trajner italian që kujdeset shumë për taktikën. Nuk është e lehtë, pork am shumë dëshirë të luaj”, deklaroi Morata.

“Investimi prej 80 milionë euro për mua? Është një shumë e madhe parash, pork am personalitetin e duhur për të luajtur i qetë. Në përfundim, për momentin me zor kam luajtur dy miqësore dhe 15 minuta në një ndeshje zyrtare, me një penallti të humbur… Dhe që tani po më vrasin. Me pak fjalë, e di se çfarë më pret. Është një çmim që duhet paguar për një transferim kaq të rëndësishëm, por kjo më motivon të stërvitem edhe më fort”, u shpreh sulmuesi i Chelseas, Alvaro Morata.

Më shumë nga Futboll