Champions League

Mori karton të verdhë me dashje, Uefa pezullon Dani Carvajal

Mbrojtësi i Real Madrid Dani Carvajal do të mungojë në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League pasi është shpallur i fajshëm nga UEFA për marrje kartoni me dashje.

Carvajal është ndëshkuar me karton të verdhë për vonesë loje në minutën e fundit të fitores së Real Madrid ndaj Apoel Nicosia më 2 nëntor ku Los Blancos siguruan një vend për në fazën e nokautit.

Image result for Dani Carvajal

Si pasojë 25-vjeçari humbi ndeshjen e radhës ndaj Borussia Dortmund.

Por Uefa ka vendosur ta pezullojë edhe për një ndeshje tjetër.

Shorti i 16 skuadrave të fundit do të zhvillohet të hënën në orën 12 ë pasdites.

Image result for Dani Carvajal

“Trupi i kontrollit, etikës dhe disiplinës ka vendosur të pezullojë lojtarin e Real Madrid CF Dani Carvajal për dy ndeshje për të cilat normalisht do të ishte në gjendje të luante,” thuhet në deklaratën për shtyp.

“Duke parë që Carvajal nuk mori pjesë në ndeshjen e Real ndaj Dortmund që u luajt më 6 dhjetor të 2017, lojtari ka akoma edhe një ndeshje pezullim.”

 

Më shumë nga Champions League