Connect with us

Moto GP

Moto GP, në rrezik gara e parë sezonale në Katar

Gara e parë sezonale në Moto GP, ajo që zhvillohet ditën e diel (26 mars) në pistën e Losail, në Katar, është në rrezik. Parashikimi i motit nuk jep lajme të mira, madje priten reshje të dendura shiu, ashtu si gjatë fundjavës së kaluar, ku u anulluan testet e Moto 2 dhe Moto 3. Kjo situatë pritet edhe këtë fundjavë, diçka e pabesueshme kur mendon se pista është ndërtuar në mes të shkretëtirës. Ndaj, rrezikon të përsëritet e njëjta situatë si në vitin 2009, kur gara e Moto GP u zhvillua ditën e hënë. Pista e lagur dhe fakti që ajo zhvillohet me drita, çka bën që reflektimi i dritës në ujë të pengojë pilotët, e bëjnë të pamundur zhvillimin e saj në kushte normale.

Nje pilot mes shiut ne pisten e Katarit ne garen e anulluar te vitit 2009

Organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Katarit, pak kohë më parë patën deklaruar se e kishin zgjidhur këtë problem dhe se gara mund të zhvillohej normalisht edhe në kushte të një piste të lagur. Por drejtori i pistës Mike Webb ka konfirmuar të kundërtën sot: “Kemi bërë një test gjatë natës së kaluar, me një pistë tërësisht të lagur dhe ata deklaruar se është e pamundur që të zhvillohet ditën e dielë garë në këto kushte. Ende nuk kemi një vendim përfundimtar, por u kemi thënë skuadrave që të përgatiten për një fundjavë në pistë të lagur. Vendimin përfundimtar do ta marrin pilotët, pasi nuk do të lejojmë që gara të zhvillohet në pistë të lagur pa marrë “OK”-in e tyre”.

[interaction id=”582b3377ba00a998079fdcc2″]

Më shumë nga Moto GP