Moto GP

MotoGP, pesë duelet historike të Valentino Rossit

8 PRILL 2001 – ÇMIMI I MADH I JAPONISË – MAX BIAGGI
Në cirkuitin e Suzukas është zhvilluar gara e parë e vitit. Rossi ka qenë në ndjekje të Biaggit, e ka sulmuar, por Max është mbrojtur me bërryl. Valentino ka përfunduar jashtë piste, ka rikuperuar pozicione dhe ka sulmuar përsëri Biaggin me një manovër në limitet e rregullores në të cilën ka prekur levën e frenave të Yamaha-s së rivalit. Manovra ka qenë një sukses, Rossi është kthyer dhe i ka treguar gishtin e mesit rivalit të tij. Një gjest i diskutueshëm që përfaqëson një nga kapitujt e rivalitetit të madh që ka ekzistuar mes dy pilotëve italianë.

10 PRILL 2005 – ÇMIMI I MADH I SPANJËS – SETE GIBERNAU
Më shumë se një garë ajo e Jerez ka qenë një përballje titanësh. Sete Gibernau ka qenë në formë të jashtëzakonshme dhe në asfaltin e shtëpisë dukej se ishte në gjendje për të thyer Rossin. Valentino, si zakonisht, nuk është tërhequr dhe ka shpikur një parakalim në kthesën e fundit që ka shkaktuar shumë polemika. Një manovër që ka kaluar në histori si “Goditja me Shpatull”. Gibernau, pas prekjes, e ka mbyllur garën në vendin e dytë pavarësish daljes nga pista.


Sete Gibernau Valentino Rossi by VROSSI1

 

20 KORRIK 2008 – ÇMIMI I MADH I USA – CASEY STONER
Laguna Seca ka qenë teatri i një sfide që do të mbetet në mendjen e tifozëve për një kohë shumë të gjatë. Rossi dhe Stoner kanë dhuruar një spektakël të paçmueshëm për publikun amerikan. Kur Casey dukej se kishte marrë kontrollin e garës Valentino ka shpikur një parakalim të jashtëzakonshëm, duke lënë mbrapa australianin pasi ka dalë nga pista. Një numër i shpikur nga Alex Zanardi në kohën e Formula Indy dhe që më pas është ndaluar nga rregullorja.

https://www.youtube.com/watch?v=0c1GFlVwMlE

14 QERSHOR 2009 – ÇMIMI I MADH I BARCELONËS – JORGE LORENZO
Pas një dueli jashtë normave me Rossin, Jorge Lorenzo dukej se po shkonte drejt fitores në parkun e tij të lojërave të Barcelonës. Valentino e ka sulmuar në kthesën e fundit në krahun e djathtë dhe ka arritur të realizojë një parakalim që është konsideruar i pamundur, gjëra që askush nuk i kishte bërë më parë, ndoshta as i kishte menduar.

27 QERSHOR 2015 – ÇMIMI I MADH I HOLANDËS – MARC MARQUEZ
Rossi e ka nisur garën nga “pole position” duke komanduar garën me një ritëm të jashtëzakonshëm, ritëm që vetëm Marquez ka qenë në gjendje ta mbajë. Në xhiron e 20-të spanjolli kalon në krye dhe qëndron aty për katër xhiro, deri kur Valentino shpik një tjetër parakalim nga pjesa e jashtme. Epilogu i garës ka qenë manovra e Marquez që nxjerr jashtë piste Rossin, i cili ka ruajtur gjithsesi kontrollin e motorit duke siguruar vendin e parë.

Më shumë nga Moto GP