Connect with us

Futboll

Mou e thotë troç: S’duam të luajmë në Premier League

Jose Mourinho nuk do t’ia dijë për kampionatin anglez dhe këtë e tha hapur sot (jo për herë të parë) pas humbjes 2-1 të Manchester United-it në transfertë me Tottenham-in. E gjithë bota e di se “Djajtë e Kuq” nuk kanë nevojë për asnjë fitore në ishull, sepse triumfi në finalen e Ligës së Evropës i çon drejtpërdrejt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, për të cilën luftojnë të gjithë. Kështu, “The Special One”, i gatuar për gjëra të mëdha, e ka mendjen vetëm te finalja kundër Ajax-it dhe pranoi se ndeshja me londinezët ishte thuajse si një ndeshje stërvitore.

https://www.youtube.com/watch?v=nXkdEke_S_w

Nuk ecëm në tym, kur vendosëm si synim triumfin në Ligën e Kampionëve. Askush nuk i luan dot dy kompeticione duke pasur vetëm 15 lojtarë, por ne aq kemi aktualisht. Bëmë atë që ishim të detyruar për të bërë, kështu që jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. Sot luajtën ata të cilët kishin nevojë të luanin dhe pushuan disa të tjerë, përveç të dëmtuarve. Një ndeshje në kampionat në këtë çast është një ndeshje pa asnjë vlerë për ne, nuk duam ta luajmë fare”, – u shpreh portugezi. Sigurisht, fjalitë e teknikut kanë kuptim, por kur mendon merkaton që bëri në verë… S’po flasim, më mirë!

Më shumë nga Futboll