Connect with us

Europa League

Mou i lumtur që largohet nga Rusia pa dëmtime: Ishte e pamundur të luanim më mirë

Jose Mourinho beson se barazimi 1:1 i Manchester United në Europa League ishte rezultati më i mirë i mundshëm duke marrë parasysh gjendjen e fushës. Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e avantazhit për miqtë përpara se Bukharov të barazonte rezultatin në pjesën e dytë

Jose Mourinho beson se barazimi 1:1 i Manchester United në Europa League ishte rezultati më i mirë i mundshëm duke marrë parasysh gjendjen e fushës. Henrikh Mkhitaryan shënoi golin e avantazhit për miqtë përpara se Bukharov të barazonte rezultatin në pjesën e dytë. “Ishte një paraqitje shumë e mirë duke marrë parasysh kushtet e fushës. Ishte e pamundur të luaje më mirë. Ishte e pamundur të mbaje topin, e pamundur të bëje pasime të shkurtra, kështu që luajtëm aq sa kishim mundësi, dhe e bëmë mirë,” shprehet Mourinho për BT Sport pas ndeshjes.

Mkhitaryan was in the right place at the right time for United as he arrived late in the six-yard box to sweep home

“Bëmë një gabim në mbrojtje por përballuam mirë intensitetin dhe lojën direkte të kundërshtarit. Rezultati është i hapur dhe një avantazh të vogël për ne. Mbaroi, fatmirësisht pa dëmtime. Ishte një eksperiencë më shumë për të gjithë ne. Mbaj mend kur ishte fëmijë që kam luajtur disa ndeshjes në Portugali…Kategoria e dytë…amatore…dhe ishte një luftë e vërtetë por lojtarët e mi e përballuan mirë sfidën. Nuk ishte një ndeshje shumë interesante por ne bëmë më të mirën tonë.”

Më shumë nga Europa League