• Mou përgëzon ekipin e “sajuar” ndaj Boro-s: S’kemi A,B,C,D,E,F por kemi L,M,N,S,O,P

    Publikuar: 19 Mar 5:31

    Jose Mourinho ka përgëzuar lojtarët e tij pasi Manchester United mundi Middlesbrough me rezultatin 3:1. Megjithëse kishte mungesa të rëndësishme si Ibrahimovic, Pogba dhe Mkhitaryan, Mourinho i ka thurur elozhe ekipit të tij për tre pikët e fituara gjatë pasdites së diel. “Sjellja në fushë, dëshira dhe mentaliteti. Ne nuk kemi A,B,C,D,E,F por kemi L,M,N,S,O, P,” shprehet trajneri i United. “Këta djem dhanë gjithçka. Mendoj se e filluam mirë ndeshjen. Valdes bëri disa pritje fantastike përpara se goli tonë të parë dhe ne kontrolluam gjithçka deri te goli i dytë.”

    Marouane Fellaini opened the scoring for United as they beat Middlesbrough 3-1

    “Më pas ata filluan të hidhnin topa në zonë. Menduam të mbronim me më shumë forca por mendoj se i lamë shumë hapësira në 15 minutat e fundit. Ata nuk kishin raste por arritën të vendosnin topin në zona të rrezikshme kështu që ndeshja ishte e nxehtë deri në sekondën e fundit.” United ka kaluar një javë të ngjeshur me ndeshje, dhe Mourinho nuk i ka fshehur pakënaqësitë e tij për kalendarin. Gjithsesi ekipi i tij me këtë fitore vazhdon të jetë në luftë për një vend në Champions League.

    Antonio Valencia scored United's third after Jesse Lingard grabbed the second

    “Është fantastike pasi arritëm të shkonim në çerekfinalen e Europa League. Fituam tre pikë që na mbajnë në luftë për një vend mes katër më të mirëve çka do të na siguronte Champions League sezonin tjetër. Por patjetër që është shumë e lodhshme për ne: Rostov jashtë fushe, Chelsea me 10 lojtarë, Rostov sërish dhe tani Middlesbrough. Lojtarë të dëmtuar, lojtarë të lodhur, lojtarë të pezulluar. Këta djem sot ishin të mrekullueshëm.”


    Lexo postimet e tjera