Connect with us

Futboll

Mou, Ronaldo, Pogba dhe… humbësit më të mëdhenj të Superkupës së Europës

Që nga momenti që ka ndërmarrë karrierën e trajnerit Zinedine Zidane ka qenë në garë me Real Madrid për 8 trofe: ka fituar 6. Ndërsa, Jose Mopurinho, i ka shtuar listës së tij edhe një rekord negativ. Në fakt, nga mbrëmja e së martës është bërë trajneri i parë që ka humbur 3 Superkupa të Europës . pas tyre me Porto-n (2003) dhe Chelsea (2013), ka ardhur radha e Manchester United. Kjo statistikë e Mou nuk ka shumë domethënie në vetvete, por tregon se kohët kanë ndryshuar: futbolli i “Special One” është në vështirësi dhe, në Shkup, kjo është vënë re më shumë nga sa mund të tregonte rezultati 2-1.

Real Madrid ka dalë nga Superkupa akoma më i bindur në forcat e veta. Pas dehjes nga suksesi i arritur në finalen e Kardifit është dukur i përgjumur në miqësoret e verës, por sapo ka ardhur momenti i ndeshjeve zyrtare ka ndryshuar tim. Në Spanjë, “gjashtëshja” nuk konsiderohet një mirazh. Nëse do të fitojnë edhe Superkupën e Spanjës kundër Barcelona-s, do të viheshin në ndjekje të konfirmimit në La Liga, Champions League dhe Botërorin për Klube, pa harruar edhe Kupën e Mbretit. Ëndrra e gjashtë titujve mbështetet edhe nga organika e ekipit, ndërsa, nga e marta në mbrëmje, Zidane ka dhënë një mesazh që nuk mund të nënvlerësohet: Real Madrid di të dominojë edhe pa Cristiano Ronaldo. Që nga sezoni i kaluar, CR7 është lënë pushim për disa ndeshje, për ta pasur në formë për ndesjet e rëndësishme, me ekipin që ka vazhduar të fitojë edhe në mungesë të tij. Ai mbetet simboli, legjenda e “Casa Blanca”, por është 32 vjeç dhe nuk mund të luajë për gjithmonë. Më mirë të merren masat për të ardhmen.

Duke qëndruar te Ronaldo, Mourinho e ka kritikuar: “Në minutat e fundit nuk luhej më, sa herë që kërkonte një faull i dhuronin një goditje dënimi”. Portugezi është ankuar edhe për arbitrimin, në rastin e golit të parë të Casemiro, por lehtësia me të cilën Real ka kontrolluar ndeshjen ka qenë mbresëlënëse. Ashtu si kombinimi që ka çuar te goli i 2-0, i realizuar nga Isco. Arma më e mirë e United është akoma “Fellaini në fushë, në vend të lojtarit më të lodhur dhe të luftojmë në kërkim të diçkaje”. Shumë pak për një ekip të super paguar dhe të përbërë nga emra të mëdhenj. Një mbi të gjithë: Paul Pogba. As dy lojtarë në mbështetje të tij (Herrera dhe Matic) nuk kanë mjaftuar që francezi të bënte diferencën dhe të udhëhiqte ekipin. Ka vrapuar, luftuar, mbrojtur, nuk është kursyer. Por është dukur normal, si të gjithë lojtarët e United, ndërsa kundërshtari dukej sikur vinte nga një planet tjetër.

Më shumë nga Futboll