Connect with us

Europa League

Mourinho: Ajax nuk duhet të ishte në finalen e Europa League

Jose Mourinho ka thënë se Ajax nuk ka të drejtë të luajë në finalen e Europa League, në prag të ndeshjes finale që Manchester United do të luajë të mërkurën kundër holandezëve në Stokholm të Suedisë. Kundërshtarët e “djajve” e eliminua nga “play off” të Champions League, teksa humbën kundër Rostov dhe vazhdon më tej në grupet e Europa League, por Mourinho këmbëngul se klubet nuk duhet të luajnë në dy veprimtari të ndryshme. “Ata janë një skuadër e Champions League, që vjen nga Champions League. Asnjëherë nuk kam qenë dakord me diçka të tillë.”

Next Wednesday's final will go a long way determining whether the season has been a success

“Unë mendoj se një skuadër nuk duhet të luajë në dy veprimtari europiane në të njëjtin sezon. Nëse eliminohen këto skuadra duhet të shkojnë në shtëpi, jo të kenë mundësinë të vijnë te Europa League. Europa League është një veprimtari për skuadra që shkojnë në Europa League, ashtu si ne. Vjet Manchester e mbylli kampionatin në vendin e pestë dhe shkoi në Europa League. E kemi nisur këtë veprimtari që nga fillimin dhe tani që kemi shkuar deri në fund do të ishte më e drejtë të luanim me një skuadër që ka bërë të njëjtën gjë si ne,” – tha Mourinho.

Manchester United manager Jose Mourinho looks on during a training session on Friday

I pyetur nëse ishte i habitur që një skuadër e re si Ajax kishte arritur deri në finale, Mourinho u përgjigj: “Jo, nuk jam aspak i habitur. Po ju përse jeni të habitur? Nuk mendoj se mosha ka rëndësi, por vetëm cilësia. Kur flet për investime të shkon në mendje ajo që bëjnë klubet e mëdha. Unë nuk mendoj se Ajax nuk investon aq sa duhet për moshat. Sistemi i Akademisë dhe zbulimit të talenteve te Ajax është i shkëlqyer dhe mënyra si i rrisin ata. Unë mendoj se çdo lojtarë i ri i talentuar mund të konsiderohet me fat që është te Ajax. Nuk më habit aspak përse kanë pasur historikisht sukses.”

 

Më shumë nga Europa League