Futboll

Mourinho ankohet për kalendarin: Përse luajmë në mesditë?

Jose Mourinho ka kritikuar kalendarin e ngjeshur në Premier League duke thënë se anglezët i japin rëndësi futbollit të tyre, por duke i vënë në një pozitë shumë të vështirë në Europë. Trajneri i Manchester United është ankuar disa herë për kalendarin gjatë këtij sezonit, por tani ka qenë edhe më i nevrikosur pasi Paul Pogba pësoi një tërheqje muskulore kundër Rostov, të enjten në mbrëmje. Mourinho ka thënë se të gjithë trajnerët elitarë në Angli kërkojnë një kalendar ndryshe për të qenë kompetitiv, por drejtuesit e Premier League mendojnë vetëm për paratë dhe jo më kot klubet në Britani janë më të pasurat.

Paul Pogba was substituted against Rostov after sustaining hamstring injury in Europa League

Mourinho është ankuar për faktin që United, në ndjekje të një prej katër vendeve të para, do të ndeshet me Middlesbrough, të dielën në drekë, pasi të enjten siguroi të drejtën për të luajtur në çerekfinalet e Europa League, duke eliminuar Rostov. “Ata nuk dua t’ia dinë për skuadrat angleze në Europë. Drejtuesit e Premier League thjesht nuk duan t’ia dinë, – tha Mourinho. – Ka interesa të tjera shumë më të rëndësishme. Në vende të tjera, përfshi atoi elitaret, përpiqen të ndihmojnë ecurinë e ekipeve në Europë, ndërsa ne nuk do të kemi asnjë mbështetje dhe do të kthehemi në fushë të dielën në orën 12:00. Përse luajmë në mesditë? Përse ne? Askush nuk ma shpjegon përse nuk luajmë të paktën në 17:00.”

Më shumë nga Futboll