Connect with us

Kampionatet në Europë

Mourinho: Chelsea në krye, se nuk ka angazhime në Europë!

Jose Mourinho ka deklaruar se mungesa e futbollit europian ka punuar në favor të Chelsea këtë sezon.

Jose Mourinho ka deklaruar se mungesa e futbollit europian ka punuar në favor të Chelsea këtë sezon. Manchester United do të udhëtojë në “Stamford Bridge” të hënën, për një përplasje çerekfinale të “FA Cup”. Mourinho kundër ish-klubit të tij, por ai thotë se loja nuk mbart ndonjë rëndësi të veçantë për të. Conte ka pastruar rrëmujën e lënë nga portugezi, si pasojë e një mbrojtje katastrofale të titullit sezonin e kaluar, duke i rivendosur blutë në krye të Premier League. “Gjëja më e vështirë është që të kesh kohë për të punuar në fushën e trajnimit dhe Chelsea e ka këtë”, – ka thënë Mourinho.

– Unë e di që Conte ka thënë disa javë më parë se nuk është faji i tij që skuadra e tij aktuale nuk është në garat europiane. E vërtetë, ky është faji im dhe i lojtarëve. Por, realiteti është se ai mori një situatë në duart e tij, ku blutë kanë kohë për të punuar, kohë për të pushuar, kohë për t’u çlodhur, kohë për shkëputje, kohë për të udhëtuar. Një pozitë e privilegjuar, e njëjtë me atë të Liverpool nja dy vjet më parë, kur “Red” pothuajse fituan Premier League.”

Udhëtimi i “Djajve të Kuq” për përballjen me Chelsea bie në mes të dy ndeshjeve të “Europa League”, kundër FC Rostov. Mourinho tha se konkurrenca vjetër e futbollit anglez nuk ishte prioriteti i tij kryesor: “Kjo është vetëm një lojë për mua. Pikëllohem nëse mundem nga Chelsea si kundër një tjetër ekipi, asgjë më shumë. Për mua, kjo është vetëm një lojë, që vjen në momentin e gabuar, për shkak se “Europa League” është një kompeticion që mund të na japë një vend në Ligën e Kampionëve. Pra, është më e rëndësishme se “FA Cup” për ne.”

Më shumë nga Kampionatet në Europë