Premier League

Mourinho: City është i paprekshëm në këtë aspekt

Jose Mourinho pranon se suksesi i Manchester City-t është i paprekshëm dhe refuzon të diskutojë mënyrën se si ia ka arritur në prag të derbit të së dielës në Etihad.

City është akuzuar se ka përmbushur rregullat e Fair Play Financiar me disa stile të paligjshme dhe Mourinho i zgjodhi me kujdes fjalët e tij për këtë çështje.

“Është e vështirë që të përgjigjem pasi unë fokusohem te puna ime,” shprehet Mourinho.

“Nëse doni të flisni për potencialin në futboll, mund të flasim dhe potenciali në futboll nis me investime.

“Më pas, është cilësia e punës së bërë, e organizimit. Mendoj se në këtë aspekt janë të paprekshëm, por çfarë bëhet në prapaskena nuk e di dhe më duhet flas vetëm për futbollin.

“Nuk duhet të bëjmë llogari, por të fokusohemi vetëm te ndeshja. Dua ta luaj si një ndeshje të izoluar, pa menduar për renditjen.”

Më shumë nga Premier League