Connect with us

Merkato

Mourinho, dhuratë me 5 yje nëse fiton Europa League

Jose Mourinho synon të kthejë Manchester United në Champions League duke fituar finalen e Europa League që do të luajë 24 majin e ardhshëm kundër Ajax në Stokholm. Një arritje që do të shpëtonte sezonin e “Djajve të Kuq”, me këta të fundit që do ta shpërblenin portugezin me një merkato të çmendur, të pasur me kampionë. Në këtë mënyrë, United do të kishte me të vërtetë të ndërronte “look” me yje si james Rodriguez, Bale, Bakayoko, Griezmann dhe Oblak. Të gjithë ëndrra që mund të kthehen në realitet. Nuk dihet se cili do të jetë formacioni titullar i United për sezonin e ardhshëm, por duket se Mourinho po mendon të bëjë tre ose katër ndryshime që do të duhet të rrisin ndjeshëm nivelin e lojës të skuadrës. Bëhet fjalë për emra shumë të rëndësishëm, duke filluar nga porta dhe deri në sulm, ku do të largohen si Rooney, ashtu edhe Ibrahimovic. Për këtë arsye, zërat që po qarkullojnë rreth United flasin për një merkato përrallore.

Kohët e fundit është folur për James Rodriguez, i cili duket se do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid. Kolumbiani është një lojtarë që kërkohet nga shumë klube, por tek United janë gati të shpenzojnë shifra të çmendura. Shtypi kolumbian ka shkuar për një marrëveshje të arritur mes klubit anglez dhe numrit 10 të “Los Blancos”, që duket se do të mbajë të njëjtin numër me “Djajtë”, për shkak të largimit të Rooney. Real kërkon 75 milionë euro, një shumë që nuk e frikëson aspak klubin e Premier League. Në fund, do të jetë James ai që do të vendosë se çfarë do të bëjë. Edhe “fiksimi” tjetër i Mou luan në Madrid, por me Atletico-n. Është francezi Antoine Griezmann, i cili është gati të largohet nga bardhekuqtë, ndërsa United ka bërë gati 100 milionë euro që përfshihen në klauzolën e tij për prishjen e kontratës me “Colchoneros”. Ajo që duhet për të bindur përfundimisht sulmuesin, përveç një rroge që do t’i kalonte 18 milionë eurot në sezon, është kualifikimi në Champions League, që do të mund të arrihet nga fitorja e Europa League.

Trajneri portugez do të ndryshojë edhe portierin. Objektivi kryesor është Jan Oblak, portieri slloven i Atletico Madrid. Ashtu si për Griezmann, edhe në këtë rast duhen paguar klauzola për prishjen e kontratës, që është rreth 100 milionë euro. Një shifër shumë e lartë për një portier, por që Manchester duket se ka ndërmend ta paguajë, gjithmonë nëse siguron kualifikimin në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube. Alternativa është Joe Hart, aktualisht te Torino. Ideja për mesfushën është Tiemoue Bakayoko, një nga talentet e Monaco. Do të duheshin të paktën 50 milionë euro për ta vendosur në krah të Pogba, bashkëathdetari i tij që është vetëm një vit më i madh se ai, por ideja është ajo që të dy bashkë të ndërtojnë një digë të fortë dhe cilësore në mesfushë.

Në fund, ëndrra e ndaluar, që do të përmbyste ekuilibrat në Premier League dhe jo vetëm, është Gareth Bale. Uellsiani nuk është më i paprekshëm pavarësisht se 4 vite më parë është paguar aq shumë nga Florentino Perez duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i historisë së futbollit në atë kohë. Problemet janë krijuar nga dëmtimet fizike, që kanë kushtëzuar rendimentin e tij, teksa Zidane ka qenë i detyruar të aktivizojë në vend të tij të riun Asensio. Por ky i fundit ka treguar se ishte alternativa perfekte dhe ka bërë që mungesa e ish-lojtarit të Tottenham të mos ndihet. Kështu, nëse të gjithë këto ëndrra kthehen në realitet, Unuited i Mourinho-s mund të luajë me këtë ekip sezonin e ardhshëm: Jan Oblak, Luis Antonio Valencia, Eric Bailly, Victor Lindelöf, Marcos Rojo, Tiemoué Bakayoko, Paul Pogba, Henrik Mkhitaryan, James Rodriguez, Antoine Griezmann, Marcus Rashford. Skema e preferuar mbetet ajo 4-2-2-2, që mund të transformohet në 4-2-3-1 nëse do të jetë e nevojshme.

Më shumë nga Merkato