Merkato

“Mourinho do 160 milionë euro për Paul Pogba”

Njëqindedyzet milionë sterlina, të barasvlershme me njëqindegjashtëdhjetë milionë euro, pak a shumë. Kjo është shumë që Manchester United ka fiksuar për kartonin e Paul Pogba, sipas “Daily Mail”.

Klubi, edhe pse kundër dëshirës, ka pranuar propozimin e Mourinho-s për të hequr dorë nga francezi pas mosmarrëveshjeve të fundit mes të dyve në këtë pjesë të fundit të sezonit.

Pogba është blerë dy vite më parë nga Juventus për nëntëdhjetë milionë sterlina dhe është një burim të ardhurash shumë i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”.

Për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur se ai mund të largohet, por vetëm nëse në arkat e klubit do të përfundojë një shumë e konsiderueshme.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato