• Mourinho e pranon: Situata me Rooney është shumë e vështirë…

    Publikuar: 19 May 9:05

    Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka përshëndetur qëndrimin e Wayne Rooney, por pranoi se menaxhimi i tij gjatë viteve të fundit të kohës në “Old Trafford” ka qenë shumë i vështirë. 31-vjeçari tashmë është një emblem e “djajve të kuq”, si golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave për klubin dhe kombëtaren. Sidoqoftë, ai e ka parë kohën e tij të lojës të zvogëlohet këtë sezon, me një pozicion titullar që nuk është më i garantuar. Mourinho pranon se edhe figura me rrezatim mund të gjenden në situata të tilla të vështira për t’u përballur, por ka qenë i impresionuar nga profesionalizmi i Rooney dhe përkushtimi i vazhdueshëm ndaj kauzës së klubit.

    Trajneri portugez i tha “Omnisport”: “Është shumë e vështirë, sepse gjatë karrierës sime e kisha hasur këtë lloj situate me lojtarë mahnitës e me histori të mahnitshme, në periudhën e fundit të karrierës së tyre. Kur ju keni lojtarë në pjesën e fundit të karrierës së tyre, ata me histori të madhe në klub, vihesh në pozitë të vështirë menaxhimi. E kam përjetuar diçka të tillë tek Interi, Real Madridi, Chelsea dhe tani në “Old Trafford”. Fjala vjen, Frank Lampard, Didier Drogba, nën drejtimin tim kanë pasur periudhën më të mirë të karrierës së tyre. Dhe pastaj, kur u ktheva për herë të dytë, i gjeta në periudhën e fundit të karrierës së tyre.

    Nganjëherë lojtarët e kuptojnë situatën, ndërkohë që sportivisht ndiejnë sikur janë 24 apo 25 vjeç. Prandaj, është shumë e vështirë t’i menaxhosh këto situata. Wayne është se një njeri i klubit. Edhe nëse është i frustruar, ai e fsheh zemërimin, sillet në mënyrën më të mirë të mundshme. Kur nuk është i dëmtuar, ai është gjithmonë i disponueshëm. Dhe, në fakt, tani kam nevojë për të, sepse kemi shumë probleme”.


    Lexo postimet e tjera