RUSI 2018

Mourinho: Është e pabesueshme ajo që kanë arritur

Jose Mourinho ka analizuar gjysmëfinalen e Kupës së Botës të luajtur mes Anglisë dhe Kroacisë. Portugezi nuk e kishte imagjinuar që kombëtarja e Dalic mund të ishte një nga finalistet:

“Mendoj se është një arritja e madhe për Kroacinë, një vend që nuk ka një kampionat shumë të fortë. Është e pabesueshme që kanë arritur në finale”, ka thënë “Special One”.

Në lidhje me Anglinë: “Ata kanë arsye për të qarë sot, edhe pse duhet të jenë optimistë. Kanë një ekip të ri, janë rritur shumë. Ndoshta, Young dhe Vardy nuk do të luajnë në Katar 2022, por të tjerët po. Duhet të kthehen në shtëpi me kokën lart”.

Më shumë nga RUSI 2018