• Mourinho: Fusha e Rostov nuk mund të quhet fushë, e raportova në Uefa, por përgjigja e tyre më befasoi

    Publikuar: 8 Mar 2:12

    Trajneri i Manchester United Jose Mourinho ka kritikuar gjendjen e fushës së Rostov, duke thënë se ajo as që mund të quhet fushë. “The Special One” është shprehur kështu gjatë konferencës për shtyp, vetëm disa orë pasi shefi i klubit rus e quajti sipërfaqen një “problem”.

    The Rostov boss has dubbed his own pitch a 'problem' ahead of the game

    Mourinho: “Është e vështirë për mua të besoj se do të luajmë në atë fushë, nëse mund të quhet një fushë. Nuk e di se ëfarë formacioni të përzgjedh, nuk e di nëse Mkhitaryan do të luajë. Prisja një sipërfaqe më të mirë. Është një fushë shumë e përafërt me atë të Pekinit (ku United refuzoi të luante në fazën përgatitore.).”

    Here's what the Rostov surface looks like when it is in full working order
    ja si duket fusha e Rostov në gjendje ideale

    “I shpreha shqetësimet e mia një zotëria nga Uefa. Ai thjesht më tha se lotjarët janë të siguruar, kështu që çfarë do t’i ndodhë nuk do të jetë një problem. Isha duke analizuar këtë kundërshtar shumë të mirë për të cilin nuk kemi folur akoma. Në ndeshjet kundër Bayern, Ajax dhe Atletico Madrid fusha mu duk shumë më e mirë. Jam shumë i surprizuar me atë që gjeta sot këtu.”

    Jose Mourinho has raised concerns about the safety of his players

    Edhe Daley Blind dha mendimin e tij për fushën. “Të them të drejtën, fusha nuk është më e mira. Por nuk mund ta përdorim si justifikim.”

    Daley Blind has urged his team-mates to concentrate and not use the pitch as an excuse


    Lexo postimet e tjera