Merkato

Mourinho, gati të ofrojë 40 mln € për lojtarin e Augsburg

Një shumë e madhe parash e pret klubin modest të Bundesliga-s, FC Augsburg.

Siç raporton gazeta angleze Daily Star, trajneri Jose Mourinho është në kërkim të një mbrojtësi të majtë për Manchester United.

Dhe raportohet se në krye të listës është Philipp Max, 24 vjeç. Edhe ai vetë thuhet të jetë shumë i interesuar për një kalim tek United.

Për transferimin e tij do të duhen rreth 40 milionë euro. Gjermania Bild ka dashur të marrë informacione për këtë transferim të mundshëm, por përfaqësuesi i tij Stefan Reuter nuk është prononcuar.

Max, i cili aktualisht është në Greqi për pushime, sezonin e kaluar ka dhënë 13 asiste, një shifër e çmendur për një mbrojtës dhe ka një kontratë deri më 2022 me Augsburg.

Më shumë nga Merkato