Futboll

Mourinho: Ibra do të jetë gati kundër Liverpool-it!

Zlatan Ibrahimovic mungoi në fitoren e Manchester United në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës së Anglisë ndaj Hull City-t (2-0) të martën, për shkak se ishte i sëmurë. Në shtëpinë e tyre Djajtë e Kuq morën një fitore të rëndësishme pa pësuar gol. Pas takimit, trajneri Jose Mourinho ka ndalur të sigurojë lidhur me shëndetin e suedezit duke theksuar se do të mbështetet tek ai për sfidën e fundjavës ndaj Liverpool-it në derbin e Anglisë.  “Zlatan Ibrahimovic është sëmurë, por nuk ka asgjë shqetësuese, mendoj se do të jetë ndaj Liverpool-it. Kjo nuk ishte faza jonë e parë më e mirë. Kemi qenë të ngadaltë dhe të parashikueshëm. Shpesh ia kemi komplikuar gjërat vetes dhe kur situatat ishin të thjeshta. Të dielën kundër Liverpool-it ne do të shkojmë të gjithë të japim më të mirën, lojtarët, tifozët dhe unë”, deklaroi Jose Mourinho për “Sky Sports”.

Trajneri i Manchester United ka folur edhe për përqafimin me Marouane Fellaini-n, pasi ky i fundit shënoi golin e dytë ndaj Hull City-t: “Marouane Fellaini deshi të tregonte se i kam qëndruar pranë në momentet e vështira. Me shumë mundësi ishte kështu sepse i thashë që më përpara se do ta shënonte ai golin e dytë. Jam shumë i kënaqur sepse ai shënoi përpara tifozëve tanë në shtëpi, një gol që do të ketë rëndësinë e  tij”. Të dielën Manchester United i vendit të gjashtë me 39 pikë në do të presë në “Old Trafford” vendin e dytë Liverpool-in e Jurgen Klopp me 44 pikë në kuadër të javës së 21-të të Premier League-s.

 

Më shumë nga Futboll