• Mourinho: Ja pse askush nuk dominon dot në Angli

    Publikuar: 20 Mar 3:14

    Jose Mourinho këmbëngul se në Premier League asnjë skuadër nuk mund të dominojë për vite të tëra, ngaqë ka një konkurrencë të jashtëzakonshme. Trajneri i Manchester United-it ka krahasuar gjendjen aktuale në Angli me atë që ndodh në Gjermani, ku Bayern München sivjet po fiton titullin e pestë radhazi të Bundesligës. Ish-trajneri i Real Madrid-it, i cili mori frenat e “Djajve të kuq” në verën e shkuar, ka argumentuar se aspekti ekonomik është arsyeja pse në ishull askush nuk vendos hegjemoninë e tij.

    “Kam ardhur te një klub i cili ka një histori madhështore dhe prestigjioze, por asnjë klub në Angli, qoftë Manchester United, Liverpool apo Manchester City nuk mund të dominojë gjatë. Fuqia është e shpërndarë”, – tha portugezi në “France Football”. “Në Angli, klubet janë kaq të forta ekonomikisht, saqë merkatoja është e hapur për të gjithë. Merrni shembull Bayern-in në Gjermani. E dini se kur nis ta fitojë titullin? Që në verë, sepse blen lojtarët më të mirë nga Borussia Dortmund”, – shpjegoi më tej “The Special One”.

    [interaction id=”58cfe3fc5f0c12724435ee15″]


    Lexo postimet e tjera