Futboll

Mourinho: Jam i lumtur, por mund të bëjmë më shumë…

Jose Mourinho e ka deklaruar veten të lumtur pasi e pa Manchester United të fitonte ndaj West Ham me rezultatin 4-0, në ndeshjen e parë të kampionatit në “Old Trafford”, ditën e diel. Romelu Lukaku shënoi dy gola në ndeshjen e parë në Premier League me “djajtë”, ndërsa francezët Anthony Martial dhe Paul Pogba kompletuan “pokerin”.

“Të gjithë presin gola nga Lukaku dhe sot ai ishte në nivelin e pritshmërive. Kanë shënuar në ndeshjen e parë edhe Morata, Rooney apo Lacazette”

“Ndeshja ishte e vështirë, ndryshe nga çfarë tregon rezultati. Ata patën dy shanse kur loja ishte 2-0 për ne dhe nuk mendoj se fitorja 4-0 pasqyron atë që ndodhi në fushën e lojës. Vetëm goli i tretë na dha qetësi, – tha modesti Mourinho. – Nuk e nisëm ndeshjen mirë, por me kalimin e minutave treguam cilësi dhe personalitet. Në sezonin e kaluar lamë dy pikë në shtëpi ndaj West Ham, ndërsa sot fituam, për këtë jam i lumtur.”

Romelu Lukaku has scored 11 goals against West Ham in all competitions in his career

Mourinho feston edhe për golat e shënuar nga Lukaku, i cili u ble për 90 milionë euro nga Everton gjatë merkatos së verës: “Eshtë gjithmonë e rëndësishme për futbollistët e sapo ardhur që ta nisin mirë aventurën e tyre. Të gjithë presin gola nga Lukaku dhe sot ai ishte në nivelin e pritshmërive. Kanë shënuar në ndeshjen e parë edhe Morata, Rooney apo Lacazette. Në lidhje me startin me fitore, mund të them se të gjithë e dinë se United mund të bëj edhe më mirë se kaq.”

Më shumë nga Futboll