Merkato

Mourinho: Kjo është e vetmja gjë që më pëlqen nga merkato e janarit

Jose Mourinho ka folur në prag të ndeshjes së kampionatit që United do të luajë kundër WBA: “Është një skuadër e mirë, nën drejtimin e Pulis ka grumbulluar shumë pikë kundër ekipeve të mëdha. Tony ka ndërtuar një skuadër të mirë. Edhe pse kanë ndërruar trajner (tani është Alan Pardew), mbetet një ekip i mirë, për këtë arsye them se do të jetë një ndeshje e vështirë”, ka thënë portugezi.

“Kampionati? Jemi të dytët, shumë larg kreut. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë, të shohim se si do të jetë situata në fund të sezonit. Kur kam nënshkruar me United, e dija se nuk do të kishte qenë një punë e lehtë. Nëse shkon te një klub me një histori të madhe, njerëzit mendojnë vetëm për këtë histori dhe jo për të tashmen. Të gjithë presin shumë, por unë kam eksperiencë dhe kjo nuk është një gjë e re për mua”, ka shtuar Mou.

“Merkato e janarit? E vetmja gjë që më pëlqen nga merkaton e janarit është se mund të provosh të marrësh lojtarët që doje të merrje në verë, vetëm kjo”.

Më shumë nga Merkato