Connect with us

Futboll

Mourinho lakmon Wenger: “Te Arsenal ka atë që dëshiron çdo trajner”

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, në mikrofonin e “Record” ndër të tjera i ka atribuar disa fjalë edhe kolegut të tij, rivalit në Premier League, Arsene Wenger, trajnerit të Arsenal. “Arsenal bëri mirë që propozoi dhe nënshkroi një kontratë të re dy-vjeçare me Wenger. Çdo trajner dëshiron të jetë i fortë dhe të marrë vendimet pa dëgjuar mediat, opinionistët apo tifozët”, u shpreh kreu i pankinës së Manchester United.

Rezultate imazhesh për mourinho wenger

WËenger te Arsenal ka në dispozicion gjithçka që çdo trajner ëndërron: Një klub të fortë, dy vite kontratë, një skuadër të ndërtuar për të luftuar për objektiva shumë ambicioze dhe një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtuesit. Wenger meriton të gjitha këto dhe çdo trajner do të dëshironte të ishte në vendin e tij”, deklaroi Mourinho.

Më shumë nga Futboll