Connect with us

Kampionatet në Europë

Mourinho: Manchester United do trofe, jo mes katër të parëve

Jose Mourinho beson se rivalët e Manchester United në Premier League do të preferonin më mirë të ishin në finalen e “Europa League”

 

Jose Mourinho beson se rivalët e Manchester United në Premier League do të preferonin më mirë të ishin në finalen e “Europa League”, sesa përfundimi në njërin nga katër vendet e para, përjashto të parin, që do të thotë titulli kampion, të cilin e ka bërë të vetin tashmë Chelsea. Skuadra e drejtuar nga Mourinho duhet të mundë Ajaxin në finale e Stokholm-it, më vonë, këtë muaj, për të fituar një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, nëpërmjet fitores në garën e mesme të klubeve të Europës. Humbja ndaj Tottenham, të dielën, e përjashtoi mundësinë që “djajtë e kuq” të përfundojnë në katër vendet e para të Premier League, me Liverpool, Manchester City dhe Arsenal në garë për vendin e tretë dhe të katërt.

“Për ne, për Manchester United, është më e rëndësishme të fitojmë tituj sesa të përfundojmë mes katër të parëve, – u tha Mourinho gazetarëve. – Pra, nëse fitojmë një titull, si Liga e Europës, do të ishte e mrekullueshme për ne, sepse e dimë se është një objektiv i madh. Ne e dimë që, nëse humbim finalen, nuk luajmë në Ligën e Kampionëve. Por ne luftojmë për tituj, ndryshe nga klubet e tjera, që synojnë të përfundojnë mes katër të parëve në Premier League.” Edhe një herë, Mourinho përmendi komplikimet e një liste të gjatë lëndimesh, që përkojnë thuajse me një skuadër të tërë. “Nëse do të kisha Ashley Young, Luke Shaw, Marcos Rojo, Ibrahimovic, Tim Fosu-Mensah, me këta djem nuk i trembem asnjë ndeshjeje. Pa ta, sigurisht që vështirësitë shtohen. Me 14, 15 lojtarë në dispozicion gjërat komplikohen. “

 

 

Më shumë nga Kampionatet në Europë