Futboll

“Mourinho më tha se unë, edhe me një dorë, pres më shumë se Casillas”

Portieri brazilian, Julio César, aktualisht te Flamengo, zbuloi gjatë një interviste në programin “Seleção Sportv” një bisedë kurioze, që pati me Mourinhon pas përfundimit të Kupës së Konfederatave 2013.

Brazili po mbizotëronte 3-0 ndaj Spanjës, në “Maracana”, dhe Julio César u zgjodh si portieri më i mirë i turneut. Braziliani mori çmimin dhe fanellën e Casillas, si një haraç për gjithçka bëri. “Kur shkova në dhomën e zhveshjes pashë një mesazh nga Mourinho, që e kishte nisur në telefonin tim.

Në mesazh lexohej: “Ti je i çmendur. Eshtë Casillas, ai që do të duhej të merrte fanellën tuaj dhe e kundërta. Mourinho më thoshte edhe se unë, me një dorë të vetme, prisja më shumë se Casillas”.

Pas finales, Casillas shkoi në dhomat e zhveshjes së Brazilit për ta falenderuar Julio César për gjestin. “Iker erdhi në dhomën tonë të zhveshjes për të biseduar me mua dhe i thashë se duhej të përballej me Murinhon, një person i vështirë, por të cilin duhej ta përballonte. Mourinhos i pëlqen gjithmonë të përplaset me lojtarët, që cilësohen si yjet e ekipeve, të cilat ai i drejton”, – ka thënë Julio Cesar.

Përveç kësaj, portieri brazilian pranoi se Mourinho është një “trajner shumë i kërkuar”: “Viti i parë ishte i madh me të, por i dyti ishte më i komplikuar. Një ditë, në një seancë stërvitore, pas një gabimi, Mourinho m’u afrua dhe më tha: Ti je portieri më i mirë, por sot jeni shfaqur si një portier i Seria C”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll