• Mourinho: “Ndeshja nuk ka mbaruar, por është një rezultat i mirë”

    Publikuar: 17 Feb 12:21

    Jose Mourinho ka kritikuar lojtarët e tij për mentalitetin e gabuar përpara se të fillonte sfida midis Manchester United dhe St Etienne në Europa League. Djajtë e Kuq fituan ndeshjen e parë me rezultatin e pastër 3:0, falë tripletës së Zlatan Ibrahimovic. Gjithsesi, vendasit e filluan ndeshjen shumë keq në “Old Trafford”. “Kisha ndjesinë në dhomat e zhveshjes se skuadra ishte shumë e zhurmshme, tepër gazmore dhe më e qetë se ç’duhej,” deklaron Mourinho pas ndeshjes. “Asistentët e mi kishin ndjesinë se disa prej djemve nuk ishin të fokusuar siç duhej për t’u karikuar me adrenalinën e duhur.”

    Jose Mourinho angry with Man Utd players’ antics in dressing room

    Ndeshja filloi dhe gjëja e parë që bëmë është një pasim i gabuar në mbrojtje. “Pjesa e parë ishte e vështirë. Edhe për mua në stol, ishte e vështirë të komunikoja. Pjesa e dytë është një histori tjetër.” Përpara se të fillonte ndeshja Paul Pogba dhe vëllai i tij Florentin u dukë duke u përqafuar nët unel e më pas në fushë. Gjithsesi, portugezi ishte më i qetë pas paraqitjes në pjesën e dytë. “Ishim me fat që ishim në avantazh në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ishte një tjetër histori. Më e shpejtë. Nuk mendoj se ishte një ndeshje perfekte pasi kemi humbur topin në disa situata. Ndeshja nuk ka mbaruar, por është një rezultat i mirë.”


    Lexo postimet e tjera