Premier League

Mourinho ndëshkon Pogba, Benitez fiton ndeshjen

Jose Mourinho vazhdon ecurinë negative në fushën e Newcastle, ku ka 10 ndeshje pa fituar. Manchester United është mposhtur 1-0 ndaj Newcastle, dhe tani rrezikon kualifikimin në Champions League.

Ishte Newcastle që e nisi mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën e mbrojtur nga David De Gea. Shelvey shpërdoron një mundësi të artë në minutën e 6’ me portierin spanjoll që bën mrekullinë duke kapur një top që ishte nisur në trekëndësh.

Me kalimin e minutave United e mori veten dhe arrin të prodhojë disa mundësi të mira me Martial që shpërdoron edhe ai një rast të artë në minutën e 37’. Pas pushimit ndeshja bëhet më e ashpër dhe Alexis Sanchez humbet një rast me portën e boshatisur në minutën e 57’, e pashpjegueshme ajo që ka bërë kiliani. Dhe siç thotë rregulli i pashkruar i futbollit, nëse nuk shënon do të pësosh.

Në minutën e 65’ Matt Ritchie zhbllokon rezultatin për vendasit me një goditje të bukur nga brenda zonës. Mourinho reagon duke nxjerrë nga loja Pogba që deri në atë moment kishte qenë lojtari më i dobët në fushë. mundësitë janë aty por nuk shfrytëzohen nga United, që del me humbje nga St. James Park.

Më shumë nga Premier League