Futboll

Mourinho në Podgoricë, por për cilin futbollist?

Jose Mourinho rrezikon shkarkimin nga Manchester United? Broçkulla, nëse merret në konsideratë fakti që United vazhdon punën normalisht dhe shihet aktiviteti i trajnerit portugez, i cili ditën e enjte ka qenë në Mal të Zi.

Në Podgorica u luajt sfida e Nations League Mali i Zi-Serbi 0-2 (dy gola Aleksandr Mitrovic) dhe në tribunë ishte edhe Mourinho, i cili ka udhëtuar enkas për të ndjekur sfidën ku luanin disa lojtarë shumë interesantë në tregun ndërkombëtar.

Lajmi i udhëtimit të Mourinho-s u bë publik që javën e shkuar dhe në fushë nuk ishte mesfushori Nemanja Matic, i dëmtuar, ndaj prania e portugezit në stadium ka qenë natyrisht për të ndjekur nga afër ndonjë lojtar, ndërsa në krah kishte ish-sulmuesin legjendar Predrag Mijatovic.

The Sun spekulon se nën vëzhgim ka qenë mesfushori i Lazio-s, Sergej Milinkovic-Savic, lojtar mjaft i kërkuar në treg, por ky i fundit e nisi ndeshjen nga stoli dhe luajti vetëm 10 minutat e fundit të takimit.

Sipas The Mirror, Mourinho ka vëzhguar edhe mbrojtësin e talentuar Nikola Milenkovic, sepse 20-vjeçari po shkëlqen te Fiorentina dhe konsiderohet trashëgimtari i Nemanja Vidic.

Më shumë nga Futboll