Futboll

Mourinho nxjerr në shitje Mkhitaryan, zëvendësuesi i tij është Ozil

Edhe pse sezoni 2017-2018 nisi mjaft mirë për mesfushorin Henrikh Mkhitaryan loja e armenit pësoi një rënie drastike me kalimin e javëve, aq sa e ardhmja e tij te skuadra e Manchester United është në dyshim. Madje mediat britanike bëjnë me dije se ai do të largohet nga “djajtë e kuq” në merkaton e janarit, pasi edhe trajneri Jose Mourinho ka dhënë “OK”-in e tij për këtë transferim.

Ozil realizon nje gol fantastik per Arsenal ne fitoren ndaj newcastle

Duket se trajneri portugez ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe ai është mesfushori gjerman Mesut Ozil, kontrata e të cilit me Arsenal skadon në fund të këtij sezoni. Ndaj “topçinjtë” janë gati ta lëshojnë në merkaton e janarit për të arkëtuar dhe të mos e humbasin në fund të vitit, pa asnjë qindarkë. Duket se United është gati t’i ofrojë një kontratë të majme fantazistit gjerman, për t’u transferuar në “Old Trafford”.

Mesfushori gjerman i Arsenal, Mesut Ozil

Gjatë ditëve të fundit, Mourinho e ka kritikuar disa herë Mkhitaryan për lojën e tij, duke thënë se ai ka humbur, ndërkohë që Ozil po kalon një moment të mirë me Arsenal dhe mund të jetë një përforcim me shumë vlera për United. Mbetet për t’u parë nëse ky transferim do të kryhet që në merkaton e janarit, apo do të ndodhë verën e ardhshme, por Mourinho ka nevojë për forca të reja që këtë sezon.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll