Futboll

Mourinho: Paga që merr Casillas është e pabesueshme!

Jose Mourinho tregohet i ashpër me Porton dhe me shpenzimet e çmendura të merkatos në Portugali. “Special One” e ka edhe me Iker Casillas, me të cilin nuk ka pasur asnjëherë një marrëdhënie të mirë. Mourinho, trajner i Realit, nga viti 2010 deri në vitin 2013, ishte i pari që e vuri në diskutim rolin e portierit “merengues”. Ishte ai që e la në stol që nga janari 2013, duke aktivizuar Diego Lopez. Ishte hapi i parë i largimit të portieri legjendar nga “Bernabeu”. Duket se edhe sot “ndryshku” nuk ka ikur…

CASIL DHE MOU

Iker Casillas dhe Jose Mourinho patën probleme me njëri-tjetrin gjatë sezonit 2012-13

Transferimi i Casillas te Porto, klubi ku lindi “miti” i Mourinhos, nuk ka kaluar pa u vënë re nga trajneri portugez. Gjatë një interviste të dhënë për “The Guardian”, Mourinho tregoi se ka mbetur i habitur se si Porto do t’i jap Casillasit 5 milionë euro për dy vjet. 10 milionë të tjera, numri 1 do t’i marrë nga Real Madridi, në bazë të kontratës së vjetër. Sipas trajnerit të Chelsea, në një vend që po kalon një periudhë të vështirë me probleme ekonomike, politike dhe sociale shpenzimi i bërë për Casillas është pavend.

CASIL DHE MOU3

Mourinho dhe Casillas, prej kohësh, vazhdojnë “luftën e ftohtë” në distancë

“Porto i jep Casillasit një rrogë të pabesueshme, duke konsideruar problemet që ka vendi im, – deklaroi Mourinho. – Merkato e futbollit nuk është në kontakt me realitetin, mjafton të shohësh se çfarë po ndodh. Portugalia ka probleme sociale, politike dhe ekonomike. Ka njerëz që vuajnë shumë, janë ulur rrogat, shumë vetë kanë mbetur pa punë dhe të moshuarit kanë probleme me pensionet.”

CASIL DHE MOU4

Mourinho e ka kritikuar Porton për pagën që i jep portierit Casillas

Më pas, Mourinho vazhdoi: “Futbolli shpesh herë “arratiset” nga situata në të cilën jetojnë tifozët, njerëzit e thjeshtë. Porto shpenzoi 20 milionë euro për të marrë Imbula, duke pasur gjithë ato talente që i rrit në akademinë e saj. Casillas merr një pagë të pabesueshme për portugezët e klasës së mesmes. Edhe Sportingu i Lisbonës jep rroga të majme për trajnerët dhe futbollistët.”

[total-poll id=54737]

Më shumë nga Futboll