• Mourinho paralajmëron tifozët e United

    Publikuar: 18 May 5:25

    United do të presë Crystal Palace në ndeshjen e fundit të kampionatit të dielën, tre ditë përpara se të luajë në finalen e Europa League. Fitorja ndaj Ajax në Stockholm të mërkurën do t’i mundësonte ekipit të Mourinho-s një vend në Champions League sezonin tjetër. “Në çdo shtet të botës ndeshja do të luhej të shtunën. Ne jemi në vend të gjashtë dhe Palace është në vend të sigurt. Në shtatë vite në Angli nuk kam parë asnjë detaj që të bën të mendosh se federatës i intereson ecuria e ekipeve angleze në Evropë,” shprehet portugezi.

    Image result for mourinho

    Ish-trajneri i Chelsea nuk ka ndërmend të apelojë ndaj vendimit të federatës pasi i duket një kauzë e humbur. “Për mua është frustruese. Unë nuk humbas kohë. Kur e kuptoj që beteja është e humbur unë nuk luftoj,” vijon ai. Që prej fillimit të Premier League ai ka shprehur shpeshherë pakënaqësi për shkak të orarit të keq të ndeshjeve të United. Ai i ka bërë apel që të mos e “vrasin” për formacionin që do të zbresë në fushë në ndeshjen e së dielës.

    [interaction id=”591db9b66a73779b6fcf9c02″]


    Lexo postimet e tjera