RUSI 2018

Mourinho përmend dy liderët e heshtur që i dhanë fitoren Francës në gjymsëfinale

Trajneri i Manchester United Jose Mourinho ka përgëzuar mesfushorin Paul Pogba gjatë fitores 1-0 të Francës ndaj Belgjikës.

Mourinho nuk i ka bërë shumë komplimente Pogba-së gjatë sezonit në Premier League por i pëlqeu paraqitja e tij gjatë gjysmëfinales.

Ish-trajneri i Real Madrid gjithashtu i thur elozhe mbrojtësit francez Raphael Varane.

“Ata u munduan të kontrollojnë ndeshjen me paraqitjet fantastike të Varane dhe Pogba,” shprehet Mourinho për RT.

“Pogba ishte i pjekur, ai luajti me pjekuri të madhe. Kur duhet të mbante pozicionin dhe të mbante kontrollin e ndeshjes, ai e bëri.

“Kur Deschamps nxori nga loja Olivier Giroud në vend të Steven Nzonzi, Pogba kishte më shumë hapësira por jo hapësira për të bërë budallallëqe, por për të mbajtur topin larg zonës së rreptësisë.

“Të mbash topin, t’i japësh asist Griezmann-it për një rast të pastër. Ai ishte shumë i pjekur.”

Më shumë nga RUSI 2018