Connect with us

Futboll

Mourinho, “pro” teknologjisë dhe botërorit me 48 ekipe

Në muajt e fundit futbolli ka njohur më mirë VAR (Virtual Assistant Referee), teknologjia në gjendje të ndihmojë gjyqtarin në situatat më të ndërlikuara, ku ka hije dyshimi dhe që u përdor për herë të parë në Botërorin për Klube, të zhvilluar në Japoni dhe të fituar nga Real Madrid. Deri tani teknologjia ka ngjallur debate mes atyre që kanë qenë kundra dhe pro. Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është dakord për futjen e kësaj që mund të quhet moviolë në fushë dhe për faqen zyrtare të FIFA-s në internet, deklaroi: “Futbolli ka nevojë për teknologjinë dhe nuk mund të fitohet ose të humbet një ndeshje vetëm sepse refuzojmë të ndihmojmë gjyqtarin me moviolë. Gjyqtari ka nevojë të ndihet i mbrojtur.”

Një tjetër diskutim me të cilin po merren krerët e futbollit botëror është numri i skuadrave që duhet të marrin pjesë në Kupën e Botës. “Nëse gjendet një formulë që nuk shton numrin e ndeshjeve, atëherë unë jam dakord të rritet numri i ekipeve, – tha Mourinho. – Më ka pëlqyer shumë ndarja e grupeve me nga tre ekipe, ku pas dy ndeshjeve të para nisin ndeshjet me eliminim direkt. Mendoj se gjatë gjithë kohës do të ketë emocione dhe garë. Botërori me 48 ekipe mund të jetë edhe më i suksesshëm prej përfshirjes së vendeve të tjera. Eshtë shumë e mirë që të paktën 1/5 e 210 kombëtareve në planet të luajë në Kupën e Botës, sepse ky sport duhet të shërbejë edhe si faktor social.”

 

[interaction id=”586fdb3b804953407ce1c810″]

Më shumë nga Futboll