La Liga

Mourinho: Ronaldo e ka derën e mbyllur për t’u larguar nga Real Madridi

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, beson se Cristiano Ronaldo e ka “derën të mbyllur” për ta lënë Real Madridin, sepse shitja e tij, thotë ai, është e ndaluar. “Mendoj se Real Madridi nuk mund ta shesë, nuk mundet. Është e ndaluar.

Ronaldo duhet të qëndrojë në “Bernabeu” deri në momentin që ta autorizojnë të shkojë e të luajë një vit në Amerikë, apo në ndonjë vend tjetër, që dëshiron ta shijojë. Kjo është një derë e mbyllur”, – thotë Mourinho në një intervistë të botuar të enjten në gazetën portugeze “Récord”.

Trajneri luzitan tha kështu, kur u pyet për mundësinë që CR7, 33 vjeç, të kthehet te Manchester United, klub në të cilin luajti në mes të viteve 2003 dhe 2009. “Nuk mendoj, por të gjithë njerëzit e njohin historinë e tij në Manchester, pasioni që ai ka për të, –  shtoi “Special One”. – Megjithatë, gjendja e Ronaldos në Madrid nuk të lejon as për ta ngritur si hipotezë, jo më t’i bësh një ofertë për t’u rikthyer në Angli”.

Mourinho, i quajtur si “një i veçantë” (special), ka thënë se në këtë pikë, në karrierën e tij është konsideruar si “një i pjekur”, por “nuk mund të thyhet” dhe për këtë arsye është “gjithmonë i veçantë”:

“Nëse ndonjë prej trajnerëve të rinj portugezë do të bëjë gjysmën e asaj që kam bërë unë, do t’u jap leje të konsiderohen “i riu i veçantë”. Po e them me shaka, por nga shtypi anglez, këtë sezon duhet të kisha marrë çmimin e trajnerit me sjelljen më të mirë në stol. Unë nuk kam pasur asnjë gjobë, asnjë pezullim…”

Më shumë nga La Liga