Merkato

Mourinho shkon në Mal të Zi për të befasuar “Zonjën”

Jose Mourinho është në rrezik dhe janë të shumtë ata që mendojnë se nuk do ta mbyllë vitin në drjetim të Manchester United. Gjithsesi, kjo duket se nuk e ka besuar besimin e tij te drejtuesit e klubit dhe portugezi ka vendosur të udhëtojë për të vëzhguar disa lojtarë që mund t’i shërbejnë “Djajve të Kuq”.

Sipas “Daily Telegraph”, Mourinho do të shkojë në Mal të Zi për të shikuar nga afër Nikola Milenkovic (Fiorentina) dhe Sergej-Milinkovic Savic (Lazio). Të dy këta lojtarë janë dy objektiva të Juventus, por Mou synon të “djegë” konkurrencën e “Zonjës” me këtë lëvizje.

Ata pritet të jenë në fushë në ndeshjen që Serbia do të luajë të enjten në mbrëmje në Malin e Zi, e vlefshme për javën e tretë të Nations League.

Të dy lojtarët kanë kaluar dy muaj shumë të mirë, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve në merkato. Milnekovic ka qenë një nga më të mirët e Fiorentina-s në këtë sezon, siç e tregon edhe aktivizimi 90 minuta i tij në të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani dhe dy golat e realizuar nga ai.

Ndërkohë, Milinkovic-Savic ka qenë një nga protagonistët e sezonit të kaluar në Serinë A dhe tani duket se ka disa vështirësi për të gjetur formën e tij më të mirë. Në 9 ndeshje të luajtura në këtë sezon me Lazio-n, ai ka realizuar një gol dhe një asist.

Të dy lojtarët pritet të jenë në fushë në ndeshjen që Serbia do të luajë të enjten në mbrëmje në Malin e Zi, e vlefshme për javën e tretë të Nations League.

Më shumë nga Merkato