Futboll

Mourinho “shpëtimtar”, i jep banane Rojo-s në mes të ndeshjes

Një sfidë pa emocion ajo mes Manchester United dhe Rostov në Europa League, por që gjithsesi shënoi një moment që po bën xhiron në rrjetet sociale. Mbrojtësi argjentinas i Manchester United, Marcos Rojo ishte duke kaluar një gjendje hipoglicemie dhe trajneri i tij Jose Mourinho mendoi ta ndihmonte të rigjente disi formën.

Në fakt ngjarja ka ndodhur gjatë minutës së 72-të të takimit. Jose Mourinho i vetëdijshëm se lojtari i tij nuk ishte në formën më të mirë, qëroi një banane të cilën ia dha Ashley Young-ut që t’ia jepte Marco Rojo-s. Në një ndeshje pa emocion e cila u mbyll me fitoren 1-0 të skuadrës së teknikut portugez që u kualifikua në çerekfinale të komepticionit, ky moment është padyshim imazhi i mbrëmjes.

Më shumë nga Futboll