Futboll

Mourinho “stërkëmbësh” Guardiolës, United pranë firmës me Alexis Sanches

Edhe pse Manchester City e ka kërkuar gjatë dhe me ngulm sulmuesin kilian Alexis Sanchez, ky i fundit mund të udhëtojë në Manchester, por për të luajtur me fqinjët e United. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja britanike “The Mirror”, që shprehet se sulmuesi i Arsenal është pranë nënshkrimit të marrëveshjes me skuadrën e United. Duket se Jose Mourinho ka qenë më bindës së Pep Guardiola për të marrë Sanchez, kontrata e të cilit me “topçinjtë” skadon në fund të këtij sezonit dhe rrezikon të largohet me parametrin zero.

Portugezi Jose Mourinho ne kerkim te nje sulmuesi

United vendosi të marrë Sanchez, pas deklaratave se City refuzoi të paguante 35 milionë stërlina për sulmuesin, që gjithashtu kërkon një pagë prej 400 mijë stërlinash në javë. United dhe Mourinho janë në kërkim të një sulmuesi pas dëmtimit të dytë të Zlatan Ibrahimovic dhe duket se Sanchez është i përzgjedhuri, një lojtar që e njeh mirë Premier League. Gjithsesi, trajneri i Arsenal, Ersene Wenger ka deklaruar se lojtari nuk ka për t’u larguar deri në momentin që do të gjendet zëvendësuesi i tij.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll