Premier League

Mourinho sulmon lojtarin e Liverpool

Jose Mourinho i është kundërpërgjigjur Dejan Lovren pasi mbrojtësi i Liverpool akuzoi Romelu Lukaku-n se e kishte goditur me dashje në fytyrë gjatë barazimit pa gola të  Manchester United në Anfield.

Lukaku i shpëtoi dënimit nga arbitri Martin Atkinson dhe FA ka konfirmuar se golashënuesi më i mirë i United nuk do të dënohet për incidentin që ndodhi në prag të pjesës së parë.

Lovren spoke about his collision with Romelu Lukaku and said he was deliberately hit

Lovren pretendoi se Lukaku e kishte goditur me dashje në fytyrë gjatë dyluftimit, duke thënë: “Unë bëra një ndërhyrje, e ndjeva që ai ishte sipër meje dhe mund të largohej pa problem, por, për të qenë i sinqertë, për mendimin tim ai më goditi me qëllim.

“Edhe nëse do ta kishte bërë me dashje ai do të vinte të paktën të kërkonte falje, por nuk e bëri dhe kam vënë re se ishte shumë nervoz përgjatë gjithë ndeshjes,” është shprehur mbrojtësi i Liverpool.

“Gjithsesi, ishte diçka që ndodhi në mes të lojës kështu që le të ecim përpara tani. Këto gjëra janë pjesë e futbollit.”

Lukaku's trailing leg appeared to catch Lovren's face during a collision at Anfield on Saturday

Duke folur në prag të ndeshjes ndaj Benfica-s në Champions League, Mourinho shprehet: “Lexova një kontradiktë të madhe pasi ai tha që le të ecim përpara, dhe më pas kalon 10 minuta duke folur rreth atij incidenti.

“Kështu që për mua, janë fjalë pa pikë kuptimi. Komiteti i FA është përgjegjës për analizimin e ngjarjes dhe për vendimmarrjen, kështu që ‘no comment’”.

Më shumë nga Premier League